Krenaria e kombit shqiptar,
janë dëshmorët t’gjithë me radhë!
Ata janë tok në një,
qëndrojnë s’bashku n’përjetësi!
Ata që s’vdesin kurrë,
janë simbol n’flamur!
Janë t’madhëruar nga Perëndia,
nga ata u sollë liria!
Madhështi më t’madhe s’ka,
se sa t’lind n’liri motër e vëlla!
Këtë e bënë me emër t’Zotit,
madhështia e dëshmorëve t’kombit!
Më të dashurit për popullin e tij,
janë ata që sollën liri!
Ata quhen çlirimtarë,
me ta krenohet poppulli mbarë!
Vullneti i Zotit për këtë madhështi,
me dëshmorë n’përjetësi!
Ata të tërë janë hyjni,
i nderonë populli me krenari!