Ke rënë sikur burrë,
Për t'mos vdekur kurrë !
Dridhej trolli e bëhej gjëm
N'kam jan que trimat me namë
N'kam është que e gjithë Kosova;
Për të drejtat tona e për vatan !
Në këtë ditë t'madhe historike
Qytetet ishte përplot trima
një ndët ta s'e ç'na ishte,
Sherif B.Frangu, nga sllatina
Lindi në fshatin me plot trima...
Me zë e me emër, Sllatinë;
nga nënë, Jalldyzi e babë
Bislimi
Si nuk pate fatin ta shijosh rininë ?!
N'moshë të re gjaku t'vlonte
S'të lente t'qetë e peshë t'qonte...
Në mëngjesin e 3 Prillit 81.
U bashkuan tok një rini
për të demonstruar në Prishtinë, n'Ferizaj e n'Viti...
Nga Vitia shkoi n'Ferizaj...
Aty vazhdoi në kolonë i pari, Me flamur lirie, kuq e zi
Fyta, fytas me policinë
Aty demonstrohej e aty bëhej nami...
Për Kosovën Republikë
Larg të shkoi e tu ngrit ty zani !...
Tre Prilli i bukur, ishte ditë me diell
Seç tu vërsulën keq ty,
ata kriminelë !
Ecte pra, na ecte para...
Trimi-vëllau jonë
Kur e panë policët
s'e ç'ka bëri n'kolonë?!
Ç'ka bëri n'kolonë,
S'e ç'ka bëri në radhë ?
Raportoi njëri automatikun
e qëlloi mu në ball !
Trimi ishte prore gjallë...
Ndërsa, shokët i rrinin pranë !
Donin ta sillnin për n'spital,
për t'ia shëruar plagët,
plagët që i kishte marrë !
Mundimi për të ishte sa i kotë,
sepse, gjaku tij i njomë;
E s'kuqi gjithë atë tokë !
Trimit si dilte asnjë gjëmë !
s'i dilte dot shpirti pa i thënë dy fjalë:
Qoftë e ç'liruar Kosova
i ç'liruar ky vatan !
T'mi thuani nënës sime,
Që fare t'mos më qajë,
Thuani: Djali ytë, ra trimërisht në Ferizaj!
Rinia ku ti u linde
krenare nga ti ishte:
Rinia e përvëlur,
Rinia e zemëruar,
Rinia e shkolluar,
Rinia e bashkuar;
Do ta merr ty hakun,
Kurrë, s'ka për t'harruar...
Fshati ku ti je i lindur
N'lapidar ty të ka ngritur !
N'lapidar ti je i zbukuruar
Ku shpirti yt i pa vdekshëm
aty ka pushuar !
Kandil i pa shuar
qëndron n'zemrat tona:
T'kujton gjithmonë, Sllatina
S'të harron kurrë, KOSOVA !
Për t'mos vdekur kurrë
ke rënë sikur burrë !
Do t'jet i përjetshëm
kujtimi ynë për ty,
SHERIF, trimi jonë,
dëshmor, djali ri
Të gjithë të themi:
LAVDI, LAVDI !
