Nga armiku gjakatar,
u mbush Kosova me gjak e varrë!
Që atdheu t’ketë ditë t’bardhë,
n’përjetësi ranë atdhetarë!
Heronjtë janë t’gatshën për t’u zgjuar apet,
për t’shpëtuar vendin nga horrat e vet!
Na kanë hy n’Parlament,
popullit kund s’po i lënë vend!
S’janë për konkurencë e cilsi,
janë për faqe t’zezë e për Serbi!
Po shkatërrojnë shpresën rinisë,
nga vendi i shenjtë i burrërisë!
Lerëni inatet personale,
përveshuni çështjes kombëtare!
Po i jepni rast Serbisë,
për t’ju bërë lojrat e fëmijërisë!
Sjelljet e juaja ndikojnë keq,
nga ju t’shitur për shkja e dreç!
Mos u shpërndani si qentë n’ara,
merrni punët qirni përpara!
Me mësime t’marrura nga Serbia,
do t’ju gjykoj historia!