Kush vjen n’Bujanoc
Nuk kthehet pas,
Mendon se ka ardhur
Në Las Vegas..!
Kazino e bastore
Gjithandej pa fund,
Qari dhe zarari
S’përputhen askund!
Shkëlqen Bujanoci
Me lloj-lloj ngjyra,
Na dalin por(dh)talet
Me një mijë fytyra !
Të cilat s’i shohin
Llambat pandemike,
Sepse janë ngulfatur
Me paranë publike!
Me ndihmë të pushtetit
Që s’i lë pas dore,
Për të përfunduar
Drejt e në bastore !
Sevdail Hyseni (Karikatura e përpunuar marrë nga interneti)