Më u gëzue e jo më u hidhërue

Kultura

Më u gëzue e jo më u hidhërue

Nga: Agim Desku Më: 4 prill 2021 Në ora: 20:44
Më u gëzue e jo më u hidhërue

Sa herë e dëgjoj këngën

"Kush ka vajza botën ka"

 

Ma shumë e kam dashur për miqt e mi

Që kanë vajza të bukura si hyjnesha

 

Më kujtohet thënia e të maďhit Konica

"Politika është si era,uroj të mos më vie kah dera"

 

Dhe kujtoj fjalët e plakut të mençur Mujë Loshit

E kanë pytur

Kur vjen dita e çlirimit nga okupatorët

Dhe pa një pa dy thotë

 

Kur mbesa ime ma sjell gazetën Rilindja më e lexue

Edhe nga vetja edhe nga armiqt kemi më u çlirue

Për profesorëshën akademike njëqind herë kisha votue

 

Veç nëse ka pengesa nga pasuria milionëshe

Apo nga fytyra e mbuluar që çdo ditë është bërë trend

 

Dhe askush nuk çanë kokën për kultura të huja

Mjaft kanë vujtur gjyshet e nënat tona

Pa guxue askujt tungjatë jeta më i thane

 

Dhemb për dhemb në luftë kanë rënë

Kemi shumë Shota e Maria më i përmendë

 

Ah bre sa pak shqiptar është shqiptari

Pse kështu nuk duan brezat e ndritur

As miqt e mi

 

Sa dëshiroj me qenë veç shqiptar e asgjë tjetër.

4 prill 2021 AGIM DESKU

PS-Punim i piktores dhe poetes Fitore Haklaj –Cyrih

 

KËNGĒ BASHKIMI

Nëse të ka mbetur veç pakëz fytyrë njeriu

Njëherë në ditë shikoje veten në pasqyrë

E sheh botën tënde së si ti e mendon

Të vogël me stuhi ferri e plotë demonë

 

Bota është kopshti me trëndafila të miqësisë

Dorë e zgjatur e udhëtimit deri në galaktikë

Nga aty e shoh botën në pëllembë të dorës

Marr ngrohtësi dielli dhe artin e bukur të yjeve

 

Mos urre për gurët e tokës mëmë të djegur

Edhe për mijëra të zhdukur të fisit tim të tretur

Pa pasur dorë me i fshijë lotin e çlitimtareve

Nëpër tër botën me mallin përvlues të heshtur

 

Nëse urren ndonjë çast të vetëm në jetë

Mjaft ke demonë e djajë të perandorëve fatzi

A pak na bënë pik e pesë në zogjë shtegëtarë

Sot krijojmë vargje për bashkimim kombëtar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat