Një mall
tërë ditën të prita
nuk u bëre i e gjallë
dhe kur erdhi mbrëmja
më përvëloi një mall...
Digjet syri
as flete e shkruar as fjale
as ikje as kthim
ne lotin e vale
digjet syri im...
Një pikë vesë
besë e shpresë
shpresë e besë
ëndërr-zhgjëndërr
një pikë vesë...
Në ëndrrën...
në ëndrrën e gjumit të parë
erdhe si anije pa fanar
në ëndrrën e gjumit të dytë
ëmbël të buzëqeshnin sytë
në ëndrrën e gjumit të tretë
agimet i zgjoje vetë
në ëndrrën e gjumit në vazhdim
e more edhe bekimin tim...
Intrigë e dashuri
gjuhemi nga larg me mall e mërzi
në ëndrrat e shpuara që mbetën larg
në lojën e gjatë intrigë dhe dashuri
lëngon metaforë e ngrysur në çdo varg
në lojën e gjatë intrigë dhe dashuri
lëngon metaforë e ngrysur në çdo varg
gjuhemi nga larg me mall e mërzi
në ëndrrat e shpuara që mbetën larg...
Nise lojën tinëz
në fillim të ditës
ngrite rrufepritës
në fillim të stinës
nise lojën tinëz
lojën e pikëllimit
në ëndrrën e trimit
në qëndismë të vargut
nxore hijen e pragut...