Qeleshebardhët gurë-kufi
Fishkëllimë…!
Ligjërim…!
... dhe të gjithë në natën e gjatë në heshtje hapëronin
....dhe u nisën atëherë kur dielli u rrëzua,
të shëndoshë..., pa bërë jehonë
hapat ndiheshin, nuk ishin zë daulleje
por e një fishkellime, e një gongu bakër,
nuk dinte kush ç’po ndodhte...
cka jane ato hije ngjyrë kafe..., maleve.
sa të lumtur janë
nën hijen e maleve ngjyrë kafe!
Dhe ata të gjithë u kthyen,
ata që paten shkua në aq shumë kontinente,
Dhe çdonjëri tha, 'Sa gjatë kemi qëndruar!’
sepse ata e donin vendin,
me… aty këtu ndonjë liqe dhe zona rurale,
dhe kodrat me lule borë!
Dhe ata ishin të shëndetshëm...,
e kishin dhuratë nga uji që rridhte rrëke nga maja e bukur;
dhe çdonjëri prej tyre tha: Ne vetëm jetojmë,
larg dhe ngat, tani dhe më pak
janë tokat ku jetojnë “kosovarët”
kokat e tyre janë...,
të mbuluara me qeleshe të bardha...
Ata u nisën në një mendje dhe ata bënë atë që u thanë
bëreni shpejt dhe ashtu e bënë
në mënyrë të shpejtë,
hapën një herë një penxhere, pastaj tjetrën..
edhe perden e hekurt me ngjyrë ndryshku
u lidhën me një rrip dhe u mbuluan me një ombrellë,
edhe duhanin-e dredhnin bashkë me amerikanë
Dhe çdo njëri i pa ata të shkojnë,
O `nuk do të jenë më të mërzitur...
…së shpejti, ju e dini!
se pse qielli ishte i errët, dhe fluturimi ishte i gjatë,
dhe ç’do gjë mund të ndodhte..,
…por rruga ishte e gjatë.., dhe ishte dy kahëshe…!
Jo more jo, kemi për të fituar
ne jemi të shpejtë, jemi të ushtruar
Larg dhe afër, tani dhe kur…?
Janë tokat ku jetojnë, jemi Ilir thonë!