Është harbut dhe lake çdo bashkëkombës yni që e mohon UÇK-në, pa marrë parasysh se a është bujk apo president, e shqiptari i vërtetë nuk i do këta supraxhinj... Po, po, mendohet e stërmendohet mohuesi i vlerave kombëtare dhe i UÇK-së dhe as djalli e i biri nuk e merr vesh se ku don të dalë. Për ç’qëllim e bën këtë gjest të pështirë, askush s’e di....
Unë e di se ai apo ajo që e mohon akronimin e përgjakur dhe të artë UÇK, nuk e do vetveten, ty as mua dhe as të tjerët. Po, po mohuesit e UÇK-së vafshin në djall se nuk ia vlen të bisedohet për ta! Sigurisht se nuk ia vlen...
Unë mendoj se ky soj është i pamend e batakçi dhe fare s’duhet mëshiruar...
Trualli i Kosovës arbërore ishte, është dhe do të jetë i fortë përherë, sepse ka lisa e qiparisa.... e lisat e qiparisat qëndrojnë prore me kokë në qiell dhe s’dinë të përulen, sikurse edhe UÇK-ja jonë legjendare.