Ah ky prill seç më kujton
Ringjall dhembje e nostalgji
Lutje të nënave drejtuar qiellit
T''i kthejnë djemtë në shtèpi.
Atdheu im e përcolli
'99-tën me trishtim
Lotët e nënave u shndërruan
Margaritarë shprese në Dardani.
Në mëngjesin e 9 prillit
Në Koshare rrezet ndrijnë
Në betejën e Skyfteravedy lulëkuqe me shkëlqim.
Burim.Graiqevci dhe Fitush Kukaj dy djem shtatlartë plot hijeshi, lakmi në sy për çdo njeri, me trimëri dhe burrëri.
Eh, sa mirë këta djem vepruan
edhe nënat i gëzuan.
Lum për bijtë që i dhanë atdheut
Me heroizmin e Skenderbeut.
Shpirti i tyre u bë dritë.
Për atdhe thotë nënë Bukuria,
kanë dhēnë jetēn djalëria.
Për të mos vdekur kurrë.
Valojnë shqipe në Flamur.