Kjo pranverë po na i merr të mirët
po i këputë si lulet në degë
bacës Shaqë ia ndali këngën
sall në kujtime do të na mbesë
kur të na merr malli për ty
do ta marr çiftelinë në mur
edhe fyellin e bariut
e një këngë për ty do të thurë
gjakë pikofshin gishtat e mi
zëri fyellit lè të bëhet gurrë
për artistin zemerbardhë
kënga të mos ndalet kurrë