Politikanët mjaullijnë si maçokët e kanë grindje
Me rafalle fyerjesh gjuajnë që larg
Fjalë të ndyera kërcënime si nanuritje
Edhe Akademiket akejt hiç me të mirë nuk janë
Amulli në popull dhe akull nga kjo zahalli
Ballin prej allçie tani ua kemi njohur
mori ushujza me melodinë e jë qyqeje mali.
Punoni për popull e komb more shpirtëra të pangopur
Muzgu po na errëson e drita po ikën
Në dritaret e shpirtit heshtur po bien perdja
Të shqetësuar nga gafat gabimet e bëra
Në korridorët e durimit po na varroset shpresa.
Habitshëm i dëgjoj çdo çast e çdo ditë
Shpresat po fundosën si Titaniku në humnera
Kami ngelur të shtangur te mjegullt e të mpirë
Përtej thellësive të fyerjeve të sfilitur e pa shpresa.
IKËN VITET
Ikën vitet
Si tehu i thikës mbi plagë.
Dardania vazhdon të dënesë në horizont.
Duke lutur perënditë e qiellit pa skaj.
Të diellit
Të hënës
Dhe të tokës
Që më mos të jetojmë të ndarë
Rrufetë e mospajtimeve shkrumbojnë
Lavditë e mëkatarëve
Dikush tha se jemi Molla e Adamit
Apo pelerina e Evës
Apo thembra e Akilit
Qe ta shkyjmë Rrugën e Qumështitt
E të pimë ne gjiun e nënës
Të rritëm ne prehërin e nënës