E sheh atë peshkatarin
revolucionarin pensionist
që kur i ka hapur sytë
në këtë botë
gjënë e parë që ka parë ka qenë gomari
Çdo mëngjes shkon me grep në lumë
kthehet në shtëpi çdo natë
kurrë asgjë nuk arrin të peshkojë
por ai është i lumtur
sepse asnjëherë nuk shikon prapa
ka frikë mos e sheh veten
o gjurmët që i ka lënë
mbi kufomat e shokëve të vet
"Kafe me nënën", Sh. B. Armagedoni, 2019