Me zjarr dashurie për Tokën Arbërore
Seç rrah zemra jote si e kohës orë
Veprove si rrezet e ngrohta pranverore
Ishe i fortë si shkrepi , kodriçe, bregore
Sytë e tu plot zjarr nga pesha e mallit
Për gjuhën tonë shqipe, flamurin e shenjtë
Në mërgim ndriçove porsi xixa e strallit
Për vendlindjen tonë, Kosovën e shtrenjtë
Sytë kah Abetarja- dritare e jetës
Prore Luftëtar veç i së vërtetës
Për Kosovën trime, kënga kurrë s’t’u ndal
Kurrë s’e ndale hapin për një ideal
Kush mund t’i njohë gëzimet, hidhërimet e tua
Kur n’qiell të atdheut, n’atë kohë të trazuar
U bënë retë sterë-sterë, gjithçka seç u nxi
Çerdhen e Shqiponjës don ta prish një sprijë
Ti o bir shqiptari nga Gërmova trime
Shpesh na pate thënë në tuajat mësime:
-Kosova është dhembja, është vetë plaga jonë
Ujku ndërron qimen, nuk ndërron zakon
Pishtar i arsimit, i dijes, qytetërimit
Nga zemërimi, mllefi, ia mësyve mërgimit
Se nga lapsi yt, nga tuajat fletore
Frikoheshin hijenat dhe bishat gjaksore
Nga urrejtja e thellë, pse ishe pishtar
Dhe pse i edukoje fëmijët shqiptarë
Regjimi n’fuqi shtigje e rrugë të mbylli
Se i këndoje Flamurit , gjuhës si bilbili
N’t’largëtën Gjermani, në atë vend të bekuar
Prore bashkëpunove, heu qofsh i uruar
Ndërtove t’miqsisë ura bashkëpunimi
Ta njohu meritën i tërë rruzullimi
Për t’ atdheut liri rende anembanë
I bashkove njerëzit, mërgimtarët tanë
Për interes t’kombit dhe t’emrit shqiptar
Derdhe mund e djersë, diamant e ar
Për vëllezërit n’ atdhe gjithmonë dorën zgjate
N’të turbulltën kohë prej asaj shtrëngate
I ndihmove njerëzit, vëllezërit e gjakut tonë
Zoti t’dhashtë bekimin, sot e përgjithmonë
Ali Sylejmani i Gërmov’s t’Vitisë
Bir i Kosovës trime e i tërë shqiptarisë
N’ Marsin e ’81-shit me shokë është përpjekë
Nisi demostratën në t’studentëve drekë
Ish-Jugosllavisë i tha me zë të lartë:
-Kurrë perandori s’do t’jesh për shqiptar’t
Gjithmonë kontribuoi për çështjen kombëtare
E ndihmoi dhe luftën, Ushtrinë Çlirimtare
Bir i denjë i kombit, Ali Sylejmani
Zoti të bekoftë, o zemër luani!