Nëse e harroj, Shqipërinë?
mos qofsha fare në jetë!
Harrofsha emërin tim;
Gjakun,dashurinë e lirinë
Qofsha i humbur gjithmonë në jetë!
Më humbtë apsolut fara e fisi im!
Nëse të harroi ty, Shqipëri?
Idealin tim shpirtëror e jetësor...
mos paça kurrë lumturi!
Qofsha gjithmonë i vetmuar,
E mbetsha përherë i shëmtuar!
"Më thënshin gjithmonë emrin tradhtar!"
Gjatë jetës time, më shkoftë jeta i verbuar
dhe përfundofsha keq në varr!
Në vendin tim të mirë e të lirë!
"Nuk do ta meritoja të më thani,
në fund të jetës time, as lamtumirë!"