Tokë dardane
e larë me gjak
Bashkoj trojet
anë e mbanë
Bashkoj kokat
gjithandej
Mendjendriturit
e mendjehapurit
Bashkoj
edhe të plagosurit
Që në luftë
gjymtyrët i lanë në istikame
Thirri edhe ata
Që humben më të dashurit
QË ende si gjeten
e mbeten edhe pa varre
Ftojeni nënat
që mbeten pa fëmijë
Mbeten vetëm
E shtëpia në muze ju është kthy
Thirreni
edhe të mbijetuarit e masakrave
se në kokat e tyre
s'harrohet dot lufta
Merreni
edhe fëmijët bonjakë
se ata më e mië e dinë
si jetohet pa prind
Ftojeni
edhe grate e dhunuara
se vetëm ato e dinë
si luftohet më egërsirat
Tokë dardane
e larë me gjak
Bashkoj kokat
e trojeve tuaja
Mendjendriturit
bashkë më të mbijetuarit
Bashkojeni kombin tuaj
Shqiponjes jepeni krah
për të fluturuar.