Disa pas Kossnetit
Të tjerët pas Grenellit
Te dy palët presin dritën
Në fund të këtij tunelit
Disa hyjnë e disa dalin
Gjithënje e hapur dera
Nuk ka më për të vegjëlit
Të shkojnë, kah të fryejnë era
Tërë kjo natë që na iku
Disa pa asnjë sy gjum
Duke i pritur ofertat
Kush më pak-kush më shumë
Disa edhe prononcohen
Betohen në kuletë e në jetë
Deri sa të jam unë gjallë
Dora ime nuk ngritet përpjetë
Gjithëherë kanë qenë aktuale
Marrëveshjet dhe pazaret
Dikush postin e ambasadorit
Tjerët terminale ose paret.