Në qorrsokakun e përgjakshëm
ku e vranë foshnjën e sapolindur
dhe babanë e saj
u desh të kalojnë 20 vjet
për t´ia gjetur eshtrat
e për t`ia dhënë nënës së vet
Ajo sapo i mori eshtrat në dorë
i afroi tek gjiri i saj
Më paska pritur a
se nuk qenka rritur fare tha
e buzëqeshi
mu para se të hapej toka
e ta përpinte
"Vitet që nuk e sollën pranverë", K. L. "De Rada", 2018, Ferizaj