Sa shumë ëndërrova për atë ditë, nënë
Lindjen e të vetmës vajzë që aq gjatë e prita
Në shkëlqimin e syve të djalit shikoja pritjën e shenjtë
Mezi e pres lindjën e time motër, thoshte
Ëndërroja ardhjën e vajzës në mes lulësh
Në bardhësinë e sallës, ndërtuar nga baballarët tanë
Babi minatorë nxirrte pasuri nga horizonte toke
E Ti qepje veshje kombëtare nëtëve të gjata
Sa me mund e nder na rritët e arsimuat, nënë
Në djep ninullash e uratash të bëhemi të ndritur, të mbarë
Me nijëra herë dëgjova emrat Norë, Bikë, Shotë...
Mes lutjësh plot shpresë për të ardhmën e bardhë
Në pritje të luleve e gëzimit për ardhjën e jetës së re
U ndesha me tytën e automatikut, me tërheqjën zvarrë
E hedhur për toke në stallën e gjyshit të lidhur
Vajzën e ngulën në maje bajonete, e mbi mua si hijena u lëshuan
Ma mirë që nuk mbaj mend çfarë ngjau me trupin tim të qullur e mpirë
As me hijenat e pangopura që ngjanin fare pak në njerëz
Akoma nuk dihet ku e tretën fqijën tonë të mitur
Si në mugëtirë dëgjoj renkimet e thirrjët e saj për shpëtim
Sot një copëz shpirti mu sherua pak, nënë
Pas kaq vitësh e dekadash na e njohën pak dhëmbjën
Isha lodhur nga shikimet gjykuese, sikur të isha fajtore
E duke mbajtur fshehur në shpirtë tmerrin që na kish ndodhur
Sot zuri vend zëri i arsyes, thirrja që pak plagët shëron
Kërkohët drejtësi për viktimat e krimeve të trishta, nënë
Është kjo dita ime por jo për ta festuar
Kujtim i rëndë edhe për vrasjën e gjyshit nga bishat e mallkuara!