Kush do jetë ai Burrë!?
Në Dobrushë të vendos një gurë?!
Derdhën gjakun për vatan
45 vjetë u harruan?!
Shpresuam erdhi demokracia
Në vend do shkojë historia.
Jo vetëm gur që se vunë
Por ua prishën dhe muzeumë.
Ata rënkojnë, engjëj të gjallë
Gjaku tyre shkoj haram.
Nga dheu zëri tyre ngrihet
Drejtësia në vend të vihet.
Të vendoset historia në vend
Si shokët tanë të kemi lavdi.
Brezit të ri t’ia shtjem në mend
Lapidari në Dobrushë të shkruaj histori.
Dobrusha ime është e shtrenjtë
Ka Tomorin për kundrejtë.
Ai i ruan në barkun e tij
Gjaku tyre është flori.
Si s’u kujtuat, o pushtetar!?
Në Dobrushë të ngrini lapidar.
Dobrusha ime është heroinë
Shumë dëshmor dha për lirinë.
Ktheje kokën dhe shikoni
Historinë e Dobrushës lexoni.
Ajo fsheh histori të rrall,
Gjakun e dëshmorve e mban të gjallë…