Atdhetarët po i thërret Vlora,
Isa Beun me shokë nga Kosova!
Për t’ngrit Flamurin kombëtar,
për t’shpallë mëvetësinë;
n’tërë territoret për shqiptar!
E pyetën trimin si je me shëndet,
unë mirë jamë;
vetëm atëherë;
kur shqipëria forcohet shtet!...
Ambasadorëve n’Londër u ka thënë,
s’ndahen bijtë nga Shqipria nënë!...
Kurrë s’do u lamë n’Evropë t’qetë,
derisa s’na kthehen trojet krejtë!
Për atdhe besë kanë lidhë përherë,
Boletin e Idriz Sefer!
Me Idrizin na lidhë besë e trimëria,
kurrë s’dotë mposhten trojet e mia!
N’territoret shqiptare ushtria serbo-ruse,
ishte kriminale dhe gëllabëruese!
Me 20 tetor hasën n’rrezistencë shqiptare,
n’kufirin Rashkë-Podujevë nga forcat atdhetare!
T’gjithë n’luftë vullnetarë,
Isa Beu printe i parë!
Për bardhësinë e jetës tonë,
do t’jenë n’luftë shqiptarët gjithmonë!
S’mund t’na ndajnë e t’na lanë jashtë,
sepse Zoti na pat lënë bashkë!
Shqipja n’luftë është sa t’jetë jeta,
gjerësa t’i kthei trojet e veta!...