Dritë do të rrezatoj çdo ditë
Ylber do të bëhem për Ty
Errësirën do ta largoj
E jetën dritë do ta bëjë
Rreze drite do të lëshojë
Çdo ditë jetën do ta ndriçoj
Me ngjyra do të rrethojë
Si ylberi në qiell
Lule të freskëta do të dhuroj çdo ditë
Aroma e tyre do të ndihet ne çdo dhomë
Lule mimozë do të mbushet me aromë
Dhe me lule do të mbulojë
Do të kuvendojmë ç’do ditë bashkë
Tryezën bukur do ta servojmë
Do ta përziejmë me tradicionalen
Ashtu siç e servonte nena e jonë
Do ta ndërtojmë jetën së bashku
Me plotë dashuri
Do ta mbushim shtëpinë plot me fëmijë
E ti edukojmë se bashku plot me harmoni
Për ty të pamundurën, të mundur do ta bëjë
Për Ty, yll dhe dritë do të jem.