Unë si moderator modest
Nuk e ka bërë askush tjetër
Dy kandidatë për kryetar
Do i kam në debat në letër
Do ta elaboroni programin
Për qytet, mëhallë e lagje
Sa herë që e merrni fjalën
Keni të drejtë në katër vargje
Fillimisht shërbeheni me ujë
Fare të mos keni frikë
E keni kohën e barabartë
Madje edhe për polemikë
Unë programin qeverisës
Vërtet e kam taze
Të gjithë votuesit i siguroj
Se në ushqime nuk kam naze
Jo, or kundërkandidati im
Kenaze që t, i di dhe bota
A të kujtohet dikur si student
Kompost i merrje nga dy gota
Por unë e kam shumë të freskët
Kur hyrëm bashkë ne provim
Ti I hape librat dhe fletoret
Haptas pate vjedhur me shkrim
Por sot e saj dite I nderuar
Akoma e ke edhe një ves
Je në gjendje të shkosh në xhami
Në rend të parë e pa abdes
Për të satën here ta kam thënë
Moralisht e penalisht deklarohemi
Ne dasmën tënde ështe kënduar
“Shoku Tito ne te betohemi”
Publicitet!
Kthehemi pas pak