Në një burg të kohës, kishin ardhur tre vllaznit për shkak të një problemi...Aty kishte të burgosur të tjerë. Njani prej tyne po i vetë tre burrat e burgosur.
- Prej nga jeni dhe pse keni ardhë në burg...? Ata filluan të tregojnë fill e për pe se prej nga janë dhe pse kanë ardhë në burg.I burgosuri nuk e la veç me kaq.
- Po ju kush jeni,-ua bani ketë pyetje tre burrave të burgosur. Ne jemi vllazni,-po i thonë ata të burgosurit.Në mes të heshtjes së burgut,ky që ua bani ketë pyetje nisi e po thotë:
- Lum shpija që ju paska...!
(Shënuar në Drenicë)