Nina nëna na përkundi,
tik e tak në djep prej druri!
Ninullat n’fëmijëri nëna na i mësoi,
shtigjet e lirisë na i tregoi!
Nënat luftuan s’bashku me burra,
s’u nënshtruan as n’tortura!
Nuk u ndalën n’rrugë për t’qarë,
edhe kur burrat n’luftë ishin ndarë!
Bartën barrën për pleq e fëmijë,
me gjenocid e dhunë n’vështirësi!
Edhe se të mundura;
ato mbetën t’padorëzuar,
Qëndresë stoike kanë treguar!
Grat janë dhe mbetën shtylla e kombit e shtëpisë,
frymëzimi i mbarë shqiptarisë!
N’vështirësi treguan vehtën,
kombi ynë që ta gëzoi jetën!
Me ninulla nënat na kanë shëndosh,
robërinë popullit për t’ja vorros!