Poezia që dallon,
me vargje t’bukkura me rimë tingëllon!
Futet n’shpirt dhe mbahet mend,
recitohet në çdo vend!
E shkruar n’formën poetike,
ka madhështi n’vargje artistike!
Me kuptim e porosi,
n’shtigje t’jetës për drejtësi!
Shkruani poetë mos hezitoni,
amanetet n’vend t’i çoni!
Nga të parët deri n’rilindës,
ishte porosi vendin me dashtë!
Duke dashtë ne gjyshërit e atdheun,
jem krenar me Skënderbeun!
Me t’gjithë heronjtë tonë kombëtar,
ashtu shqipet kanë për t’ardhë!
Kanë për t’u kthyer n’shtëpinë e vjetër,
madhërojnë gjuhën që ende ka mbetur!
Jepi jetë Poet gjallërisë,
n’shtëpi t’shqipeve t’nënë Harmonisë!
Nënë e Ilirit dhe bir i Kadmit pellazg,
që atdheun shumë e pat dasht!
Lanë gjurmë;
dhe s’u ngushtuan asnjëherë,
trojeve tona ju patën bërë nder!