Dy flutura vënë janë në garë,
Cila, te lulet, t’arrijnë më parë.
Livadhi luleploti me të verdha,
Fluturat pret, bletët krahlehta.
Bletët, fluturat i sfidojnë,
Të parat, lulet i ‘pushtojnë’.
Të gjitha, punëmëdha, si në garë,
Kush, nektarin, më parë t’ua marrë.
Bletë e flutura, posht e përpjetë,
Bashkë, fluturojnë gjithë lezet.
Ushqehen, mbledhin, në harmoni
Ndajnë ushqimin, livadhet, për zili.