Kudo nëpër botë
Festohet 1 Maj,
Vetëm ne e presim
Me buzën në vaj!
Nuk e kemi fare
Idenë për këtë festë,
Ta shënojmë shqiptarçe
A’t’hidhemi n’protestë?!
Tani n’pandemi
Kur jemi në krizë,
Largimi nga puna
Kulm i çmendurisë!
Si të hesht punëtori
Në këtë botë tinzake,
Kur shkelet e drejta
N’vija partiake…!
As në Komunizëm
S’e patëm më keq,
Brenda politikës
Na fshihet një dreq!
Ashtu si “Kovidi...“
Me sy të vrastarit,
Na Rroftë 1 Maji
Për shpirt të gomarit!