Ca fjalë prej zemre
Po ti them, mor mik,
Në çdo hap jete
Veç mirësi ti prit.
Se mirësi ti fal
Kudo të shkel këmba
Në vargje poeme
Të hyshë ma ka ënda…
Ditë e natë në studio
Yjet rindez qiellit
Kamera seç fikson
Vetë magjinë e diellit…
Magjitë e ekranit
Janë punë e madhe
Dritë i japin xhanit
Dehin një sorkadhe…
Në stuidon FLAER
Ti je Gjenerali
Dhunti jep e merr
Me zell luftëtari…
Me zell luftëtari
Me talent të rrallë
Në botën e kamerës
Ti je ndër të parë…
Fjalën e ke fjalë
Punën e ke punë
Shok ndër shokë të rrallë
Në erë nuk do gunë…
Në shërbim atdheu
Që kur ishe i ri
Zjarr prej Prometeu
Mban përherë në gji.
Në llogore drite
Ushtar shembullor
Fotograf gjenial
Jo tip amator.
Piktor me talent
Montazhier me famë
Studioja gaz e shënd
Yllnajë në çdo anë.
Syri të bën dritë
Dritëz të bën nuri
Gjitha mirësitë
Janë tek fjalë e burrit.
Nga Bulqizë e bukur
Deri në Tiranë
Hap yt veç rend
Gëzim në çdo anë.
Ti iu fal njerëzve
Lumturi ekrani
Fotot bëhen yje
Ndrit nuri dhe xhani…
Ti je shok besnik,
Burrë me virtyte
Ku prek dora jote
Ka oaze drite.
Ku prek dora jote
Fal veç dashuri
Punët radhë e radhë
Ç’të kanë hijeshi…
Hijeshi ç’të ka
Fjala dhe kuvendi
Por më shumë puna
T’vë në krye vendi.
Mos e merr për mburrje
Por është e vërtetë
Kush për tjetrin bën
Ka veç shokë në jetë…
Ku prek dora jote
Ku shkel yti hap
Njeriu punëtor
Kohën në lak e kap.
Nuk e lë të ikë
Kurrë pa kuptim…
Je thesar virtyti
Rrofsh, o miku im!