Sa herë vjen Maji me lule e gjelbrim
Në mua sjellë krenari bashkë me lot, dhimbje e trishtim
Në vend që të shijojë bukuritë e luleve, fluturave, cicërimat e zogjëve
Mbyllëm me kujtime të zymta, në asgjë nuk gjej ngushëllim
Mbi dy dekada ikën e kujtimet mbetën të freskëta
Duke pritur drejtësi që shpirtërat pak të sherohën
Në atë votër ku gjithmonë kishte qenë për mikun derë hapur e sofër shtruar
Në vendin e traditës ku bëhej thirrje armikun mos me e durua
Sa shumë urata e bekime kishim marrë ndër breza
Për bukën e dhënë e odën për konak
Ngarkuar malësorët tanë me drith, pemë e perime
Nga mundi e djersa e e shpirti I bardhë I baballarve tanë
Stergjyshi im I zgjuar kishte zgjedhur tokën më pjellore
Kullën trekatëshe kishte ngritur aty lartë në kodër
Të sodiste pasurinë e madhe të krijuar me shumë mund
Dhe bagëtinë që vargut të saj nuk I shifej fundi
Ndoshta nga uratat lindën shumë breza të bekuar
Siç ish babai im i shtrejtë me aftësi hyjnore
Me virtytet me të larta e me vlera mbi njerëzore
Punëtorë I palodhur, vetmohues, I shejtë e shumë I dashur
Ishte I rregullt në shkollë e nxënës I dalluar
Ëndërronte vetën intelektual qe vendit aq shumë I duhej
Të behëj profesor matematike kishte deshirë të zjarrtë
Bashkë me shokët e klasës, Adem e Azem Shkrelin me dije të rrugëtonte
Por ëndrra e tij shumë shpejtë u shua
Sëmundja e hershme e babait ia këputi shpresat në mes
Lutjët e babait që të mbajë shtëpinë dikush I hajrit
Dhe sëmundja e vëllaut të madh nuk I lanë rrugë tjetër
Në moshën trembëdhjetë vjeqare iu desh të ndërpresë mësimin
Vari bashkë me librat gjithë ëndrrat në çantën e punuar nga nëna
Në vend të librave mbi supët e njoma kishte ngarkuar
Gjithë barrën e shtëpisë e pasurisë së madhe
Libri I tijë hapëj vetëm në kohën e pakët që I mbetëj
Nuk I duhëj më shumë për të nxënë atë që donte
Të mësonte llogaritë që aq shumë I duhëshin
Në mënyrën më të mirë familjën ta menaxhonte
Kudo në punën e tij shifej përkushtimi pafund
Elani e zgjuarsia të nxirrte me të mirën nga vetja
Fusha që e punonte dallohëj me vlera begatie e pamje arti
Zgjohëj pa agu dita e kthehëj pasi muzgu mbulonte
Mbremjeve kur mblidhëshim, as atëherë nuk pushonte
Bënte gati të lashtat për treg me I dergue
Ndërkohë që na tregonte ngjarje duke I dhënë shije humorit të këndshëm
E më shumë admirim fliste për historinë tonë të lavdishme
Na lexonte vepra me poezi e tregime
Me motive qendrese të heronjve të kombit tonë
Lahutën e Malcisë të cilën e mbante të fshehur
Sikur shfrynte deshirën për të lexuar në shkollë që peng I kishte ngelur
Disa herë në mengjes kur ne fëmijët po ëndërronim
Na zgjonin nga gjumi përplasjët e dyerve nga policët e sigurimit serb
E dinin që duam të bëhemi të arsimuar e atdhetarë, si halë në sytë e tyre
Librat na I rrembenin e djemët student na I burgosnin
Ne u bemë si feniksi, duke na shtypur , më shumë lulëzonim
Nga shtatë studentë përnjeherë babai im I shkollonte
Edukata , sukseset e orjentimi ynë I mbarë
E bënin si me krahë, e jetën ia shtonin
Edhe pas studimeve ishim në shënjestër të regjimit
Si të pa përshtatshëm nuk na linin të punësoheshim
Rrugëdalja e e vetme mbeti ikja në kurbet
E babës iu hap plagë në shpirtë që nuk i sherohëj
Kur vizitonte djemtë në kurbet, përtej oqeanit
Kthehëj me mallin e dhimbjën për ta qe ikën në dhe të huaj
Zbraztinë e shpirtit e mbushte me veprat e kurbetqarve qe jepnin gjithçka për lirinë tonë
Dhe shpresën qe Amerika do na e heq qafe atë përbindësh të ndyrë
Armiku gjen forma me na thye, thoshte shpesh
Ne duhet gjetur mënyra për të rezistuar
E drejta e kësaj toke do të fitojë një ditë
Do të na hiqët qafe ky shkja I mallkuar
Pasi filloj lufta na u shtuan shpresat për liri
Shtëpia jonë ishte përplot me të strehuar, të ikur nga granatat e plumbat
Me përkushtim ua mbante moralin për djemët e tyre të vrarë
Derisa granatat e serbit na ranë shumë afër por nuk na qelluan
Ikëm së bashku me bashkëvuajtësit dhe u vendosëm në mal
Terë natën qendroi babai zgjuar me bashkëfshatarin e plagosur
Të nesërmen derisa po shikonim të behemi bashkë me të afërmit aty rrotull
Ishte kthyer në shtëpi për të pa tmerrin që kishte ndodhur
Sapo kishte mbërri në pragun e shtëpisë
Rrethohet nga ushtarët e mbetur si roje në pikat kyqe
Në vendin që prej kohësh ishte në shënjestër të regjimit
E njomi truallin me gjakun e tijë të pastër nga plumbat e agresorit
Atë ditë shpirti I tij u ngrit në piedestalin e lirisë
U bë ëngjëll të shof nga lartësia mundin e jashtzakonshëm që kishte berë
Ashtu siq kishte deshirë të bënte më të mirën për familjën, kombin
Mbanë Lavdinë e punëtorit të papërseristshëm, e martirit të devotshëm
Shpesh thoshte nga punëtori jetojnë shumë gjallesa
Zogjtë hanë grurë në ara e bletët kanë mjaft zgjoje
Djersa e punëtorit e ka vlerën e njëjtë si gjaku I deshmorit
Sikur ta dinte që të dya këto vlera do ti fitonte.