Krenar me Ty Dardani
Që je ma e hershme
Se krejt Europa
Dhe me mijra vjet
Qëndrove e pamposhtur
Shpirt e zemër shqiptarie
Krenarë me Ty Dardani
Që linde dragoj
Dhe heroj në djepa
Që rrite lisa
Që nuk mundi
As t’i djegë
E as t’i shkulë
Dhe as t’i thajë
As romaku, as bizantini ,
As osmanllia
Dhe as sllavo- barbaria
Krenar me Ty Dardani
Që ke nxjerrë
Gjenaralë e shenjtorë,
Mbretër, sadriazemë
E perandorë
Krenar me Ty Dardani
Që në njëzet vjet liri
Nxorre kaq shumë sportistë
E artistë,
Këngëtare dhe futbollistë
Dhe me heroinat xhudiste
Kampione Europe e Bote
Që me Ar të stolisën
Krenar me Ty Dardani
Me shumë shekuj histori
Mbushur plot krenari e lavdi
Që në dheun
Dhe në truallin tënd të lirisë
I pavdekshëm dhe i perjetshëm
Mbeti trupi, gjaku
Dhe shpirti i shqiptarisë