Luftë është kur sheh gjithkah
Shtëpi dyer hapura, të braktisura
Libra të shqyer, të shqepur n’ çdo anë
Pleq e plaka me plaçka n ’dorë
Fëmijë, gra, tek – tuk ndoj burrë
Të vrarë, t’ plagosur, t’ mbetur n ‘për udhë!
Luftë është kur sheh gjithkah
Shtëpi tek digjen flakë
Përreth, përqark shkrumb e hi
T’ vrarë, t’ plagosur, të masakruar
Të pavarrosur, të paharruar!
Luftë është kur sheh gjithkah
Fëmijë të zbathur, të shqepur, të shqyer,
Lodra fëmijësh me gjak përlyer,
Fëmijë të vrarë me lodra përzier.