Natë okupimi
njerëzisht përzihet frika
qençe vdiset
qyteti shtrihet nën jorgan të zi
ëndrrën ndjell shpresën pjell
enigmë e ditës së re
Këta që vrasin janë engjëj
nën peshë mëkati mallkimi muti njerëzor
vrasës serial të ëndrrave
Mëngjesi vjen i veshur me të bardha
si balerinë plakë e dehur
mbledh pëllumbat e vrarë nëpër sheshe
Njerëzit zgjohen ngadalë
kush s’është pshurrur në gjumë
pshurret tani
"Emblemë e vdekjes", Fjala, Prishtinë, 1993