Halil Kurti nga Selita
Burrë Tirane ky fisnik
Jeta e tij shkon nga shkon drita
Vjen qëndron në vargun tim.
Në tregti eci me vitet
Plot dhunti e njerzillek
Hapat hedhur nëpër shtigje
Jetë dhe punë plot dinjitet…
Shtatëdhjetë e pesë vite
Mbi supe gjerdan qëndrese
Kudo shkele mbolle dashuri
Sofër buke, shtëpi bese.
Në tregti pesëdhjetë e dy vjet
Në shërbim të çdo njeriu
Për të tjerë zemrën e vet
Ia dha në dorë hallexhiut…
Të uroj jetë e shëndet
Miku im me zemër deti
Veç e mira pas të ndjektë
Bëfsh një jetë siç e bën Mbreti!...