Si dallgët e detit përplasem me jetën
Herë furishëm e herë me qetë
Ashtu si dallgët, e forte dhe bëhem
Si Helena nën muret, luftën që ka bërë
Sa herë ato me përplasin, ballin mbaj lartë
Që ato në fytyrë të mos me godasin
Dhe prandaj dukem ashtu e pathyeshme,
ashtu si hyjnesha në fron
Do të doja të ikja me anije dikund larg
Dhe ishullin e kërkuar ta gjëja
Ashtu nëpër dallgët e forta të rrëmbehem
E atje ta gjej,
Atje një qetësi pa dallgë
Që shpirti e kërkon kaherë
Dhe në këtë ditë të fjalës së lirë,
Ta them dhe unë fjalën e lirë,
Sepse këtu nuk po e gjej askund.