Nuk ka plagë më të ëmbël
Se plaga për liri,
Thoshte ushtari trim
Derisa shokët i'a lidhnin plagën e betejave.
Nuk ka fashë më shërueshme,
Se shamia e nënës,
E fasulet e vashës sy shkruar
Lagur me lot malli.
Nuk ka liri më të shtrenjtë
Se vet liria e fituar,
Nga gjaku i bijave e bijave
Më të guximshme të kombit.
Nuk ka emër më të shenjtë
Se sa emri hero lirie,
Gdhendur në përjetësi
Faqeve të historisë.