Libri është kështjella e dashurisë ndërmjet njeriut dhe universit. Poeti është i zgjedhuri i Zotit, ndërsa poezia balsam i shpirtit dhe univers energjishë hyjnore. Poezia është testamenti i jetës, mbretëreshae arteve, një dritare e hapur në zemër të qiellit dhe nata me puthje të zjarrta. Poezia është zëri i zemrës, dhurata e shpirtit dhe një zog, fluturimi i të cilit nuk mund të ndërpritet, aq kohë sa drita e ndriçon në shpirtin tonë dhe jetën tonë. Vëllimi respektiv vjen para nesh si një forcë magnetike emocionesh që sajojnë fjalorin e ndjeshmërisë dhe të mençurisë. Poeti shkruan për jetën, për dashurinë, për atdheun, për botën, për kuptimin e jetës dhe për pavdekësinë e shpirtit. Poezia është drita e përjetësisë, çelsi i buzëqeshjes magjike dhe pasqyra e shpirtit. Artisti krijon me sytë e mendjes dhe të frymës së jetës dhe të dashurisë së sinqertë për të çliruar shpirtin. Nuk mund të jesh poet pa poseduar vetitë pozitive të karakterit që njeriun e bën njeri. Poeti ka një shpirt të shenjtë që ia ka falë Perëndia. Dashuria është subjekti elementar i frymëzimeve të poetit Adalbert Gyuris. (Baki Ymeri)
Zoti Adalbert Gyuris vjen para nesh me një libër të ri. Vetëm tre fjalë për t’i mbajtur mend. Zotëria e tij din të jetë i mirë, por me masë. Ai asnjëherë nuk e shndërron dashurinë në urrejtje. Zoti Adalbert nuk e refuzon kurrë dinjitetin. Ai nuk nuk e ndërpret kurrë diturinë, dhe nuk e shikon moshën në akte. Zotëria e tij din t’i japë zemrës drejtësi. Autori i këtij vëllimi din të falë e të mbajë në mend. Din të jetojë vetëm nëpërmjet diturisë. Zoti Adalbert të fal nëse ke gabuar dje, që të ngrihesh nga ajo që ke rënë, dhe të mos e refuzosh atë që të ka dhembur! (Remzi Basha)
BURIME BIOBIBLIOGRAFIKE
Adalbert Gyuris u lind më 23 gusht 1953, në komunën Vermeș, qarku Caraș-Severin. Është piktor, skulptor, shkrimtar, poet dhe publicist rumun i përkatësisë gjermano-hungareze. U lind si djali i dytë në një familje të përzier gjermano-hungareze (babai i tij, Eugen Gyuris, ishte me përkatësi etnike hungareze dhe nëna e tij, Ana Gyuris, e lindur Bitte, me etni gjermano-shfabiane nga Banata). Fëmijërinë e kalon në fshatin Izgar të vendlindjes, ku fillon shkollën fillore. Në dimrin e vitit 1963, e gjithë familja u zhvendos në Bocșa të Romanisë, afër qytezës Reșița. Ishte momenti kur fati i tij ndryshon esencialisht rrugën e tij. Në Dhjetor 1969, së bashku me dy shokë të klasës, ai i dërgoi një letër radios "Evropa e Lirë", për emisionin "Metronome", një program i bërë nga Cornel Chiriac.
Fatkeqësisht për ta, zarfi bie në duart e Sigurimit, i cili, përmes praktikave të zakonshme të momentit, shkakton një periudhë të gjatë persekutimi që do të zgjasë deri në dhjetor 1989. Që nga viti 2000 kur dëgjoi se u krijua Këshilli Kombëtar i Studimit të Arkivave të Sigurimit, shkruan në këtë forum dhe e sheh dosjen e tij. Në vitin 2011 u takua me hetuesin e tij kryesor, kolonelin në rezervë Ilie Murdeală. Gruaja dhe vajza e tij marrin pjesë në këtë takim. Oficeri i thotë gruas dhe vajzës së tij se burri, përkatësisht babai, ishte i pafajshëm në kohën kur ai e shkroi atë letër dhe se ai nuk ka asnjë dosje... Në pranverën e vitit 2017 ai njoftohet nga CNSAS se u gjetën tre dosje. Më 26 korrik të të njëjtit vit, ai shkoi me gruan e tij në Bukuresht për të parë dokumentet e tij kërkimore kundër tij. Këto dosje nuk përfaqësojnë as dhjetë përqind të marrjeve në pyetje të kryera midis 1969 dhe 1989.
Vazhdon studimet e tij fillore, të mesme dhe teknike në Bocșa dhe Reșița. Ndoqi Shkollën e Arteve Popullore në Resita, klasa e Profesor Peter Kneipp, duke u diplomuar në vitin 1984. Është i martuar që nga viti 1975 dhe ka dy fëmijë. Në vitin 1997 emigroi në Gjermani dhe u vendos në Augsburg. Kreu debutimin e tij gazetaresk në 1970, në numrin 20 prill të revistës Rebus. Midis 1992-1997 punon si mësues në Shkollën e Mesme nr. 1 nga Bocșa dhe redakton revistën e shkollës së mesme, Amprente. Në 1996 ai u bë anëtar i Shoqatës së Karikaturistëve Profesionistë të Rumanisë.
Aktiviteti i tij gazetaresk përfshin një gamë të gjerë, nga artikujt në shtyp, reportazhet, enigmat dhe gjëegjëzat, deri te poezitë dhe historitë. Bashkëpunon me gazeta dhe revista në Rumani (mbi 50 botime) dhe jashtë vendit (Danimarkë, Angli, Republika e Moldavisë, Izrael, SHBA, Hungari dhe Gjermani). Adalberti ishte korrespodent për gazetën Timpul në Reșița dhe gazetën Timișoara dhe redaktor për gazetën Vasiova. Midis 1990 dhe 2012 realizoi 67 intervista me personalitete të shquara nga kultura rumune. Në vitin 1999 bëri debutimin e tij editorial me vëllimin e lirikës, të titulluar Thirrje pa jehonë, parathënë nga poeti Ioana Cioancăș. Aktiviteti rebusist është i pasur me ngjarje, ka botuar mbi 300 sheshe, mbi 100 integrime dhe shumë çështje enigmatike, të shfaqura ndër vite në botime të specializuara në vend, në Evropë, nga Spanja në Izrael dhe Amerikën e Veriut, përkatësisht SHBA dhe Kanada. ]
Është autor i një numri të konsideruar veprash, në të cilat të gjitha fjalët përmbajnë shkronjën X, e cila u botua në numrin e Dhjetorit 2001 të revistës Rebusache dhe më pas në numrin 9-10 Mars 2002. Më vonëi bëri 4 sheshe të tjera me X dhe 3 sheshe në të cilat të gjitha fjalët përmbajnë shkronjën Y. Në fushën e arteve figurative, puna e tij përfshin piktura dhe skulptura (druvar). Disa gdhendje në dru janë bërë pas karikaturave të aktorit Horațiu Mălăele. Adalberti ka pasur ekspozita personale të prerjes së drurit në Rumani (në Timishoara, Resita, Vermes dhe Bukuresht), por edhe jashtë vendit (në Graz, Nuremberg, Shtutgart, Budapest, Pragë, Gyula).
Duhet përmendur se artisti Horațiu Mălăele ishte gjithashtu i pranishëm në Timișoara, në Budapestë dhe në Pragë. Ai mori pjesë në ekspozitat grupore në Bocșa, Reșița dhe Macea. Ka punime të ekspozuara në muze (Macea, Timișoara), në manastiret (Bocșa Vasiova, Augsburg) dhe koleksione private në Gjermani, SHBA, Kanada, Zvicër, Angli dhe Rumani. Më 7 qershor 2013, Muzeu A. Gyuris do të inaugurohet në një sallë të Qendrës Kulturore në komunën Vermeș, vendlindja e tij. Që nga viti 2012 është anëtar i Unionit të Shkrimtarëve të Rumanisë. Është autor i parathënieve të disa librave.
Vepra të botuara: Thirrje pa Jehonë, Shtëpia Botuese Marineasa, Timișoara, 1999; Casiana Nemeth mes… yjeve, Gyuris Foundation, Augsburg, 2005; Adalbert Gyuris dhe gdhendjet e tij në dru, Shtëpia Botuese Galateea, Königsbrun, 2005; Adalbert Gyuris - ekspozita personale dhe në grup, Fondacioni Gyuris, Augsburg, 2006; Takime me fatet - intervista, Shtëpia Botuese Grinta, Cluj, 2012; Këngë të pafundme, Opera Omnia - Poezi Bashkëkohore, Shtëpia Botuese Tipo Moldova-Iași, 2013; Takime me fatet - intervista, vëllimi II, Shtëpia Botuese Grinta, Cluj, 2013; Udhëtari në kohë, Opera Omnia - Proza e shkurtër bashkëkohore, Shtëpia Botuese Tipo Moldova-Iași, 2013; Me trapin në Mureș dhe rritje të tjera, shënimet e Udhëtimit; Bukuresht; eLiterature, 2013; Ëndërrat e pasqyrave; Bukuresht; eLiterature, 2014; Miu i keq; Bukuresht; eLiteratură, 2014; Tregime të shkurtra; Targoviste; Shtëpia Botuese Singur 2015; Izgar-fshati i fëmijërisë sime, Târgoviște; Shtëpia Botuese Singur 2016; Këlyshi me fat; Timishoara; Botime Artpress 2018; Raporti i spiunit; Përkthim hungarez; Bukuresht; eLiterature, 2020; Tangente - autografe dhe historitë e tyre; Bukuresht; eLiterature, 2020; Vetëm tre fjalë - poezi; Bukuresht; eLiterature, 2020; Vetëm tre fjalë - Vetëm tre fjalë, Rozafa, Prishtinë 2020. Është prezent në fjalorë personalitetesh rumune, në antologji të poetëve nga e gjithë bota, në antologji të shkrimtarëve bashkëkohorë rumunë, i përkthyer në anglisht, frëngjisht dhe shqip, në antologjinë Zjarri i shenjtë etj.
Ide
mendime
ndjenja
Ky
jam
unë
Tani
kështu
mendoj
Zoti
mbi
gjithëçka
Zot
na-ndihmo
Fshati
është
dobishmëri
Fshati i
fëmijërisë
sime
Mendimet
bëhen
gjëra
Nëna
dashuri
mbrojtje
Mendimet
bëhen
sentimente
Idetë
bëhen
fakte
Unë
ti
përmbushje
Universi
është
energji
Unë
gjithmonë
NJERI
Ne
meritojmë
lumturinë
Të
jesh
ipakënaqur
Që
të
gëzohesh
Gjithëçka
është
mrekulli
Marrëzia
humane-
regres
Falas
domethënë
shtrenjtë
T’gjykuar
jemi
çdoditë
Të
jetojmë
gjithmonë
E shtrenjtë
domethënë
cilësia
Jeta
është
magji
Njeriu
është
lartësi
Njerëzit
inteligjentë-
përparim
Jeta
është
spirale
Duke jetuar
kaotikisht
shkrihemi
Mendimi
formë
emomentit
Të
kesh
plane
Të
kërkosh
gjithmonë
Mëso
nga
gabimet
Jeta
është
kudo
Dashuro
gjithëçka
ndershmërisht
Në
fillim
grumbullo
Kuptimi
i ekzistencës
mirëkuptimi
Qofsh
gjithmonë
mirësi
Gjithnjë
ka
mundësi
Përjetoje
çdo
moment
Pasiguria
është
rrezik
Humbin
budallenjtë
pallogaritur
Gjithëçka
është
shfaqje
Puno
të
zbulosh
Ngreje
gjithmonë
stafetën
Unë jam
gjithmonë
ijashtëzakonshëm
Thjeshtësia
është
komplikim
Duke
kërkuar
rigjendemi
Të
jetojmë
njerëzisht
Dëshiro
gjithmonë
pamundësinë
Të
dashurosh
ditëpërditë
Duke folur
harron
dëgjimin
Dashuria
është
siguri
Të
jesh
dritë
E vërteta
të
dominojë
Gjithmonë
shko
përpara
E pamundura
ekziston
teoritikisht
Pa
vajtime
gjithandej
Gjithmonë
mendo
ndershmërisht
I ndershëm
je
korekt
Fëmijëria
është
mirëbekim
Dashuri
humbëse
mësim
I ndershmi
ndonjëherë
gabon
Kur
duash
arrin
Seriozisht,
fjala
respektohet
Mbretëri
rregull
disiplinë
Perandori
unike
absolute
Zoti
standard
plotshmërisht
”Vlera e një libri nuk caktohet nga çmimi, por nga përmbajtja.”
”Ata që prodhojnë art, në shumicën e rasteve u shesin vetëm iluzione, atyre që shikojnë dhe dëgjojnë. Nëse spektatorët, receptorët janë të kënaqur, autori apo autorët ia kanë arritur qëllimit. Puna nuk ka qenë e kotë!”
(I përktheu nga rumanishtja: Baki Ymeri)