- Do të mundohem t’i jap shpjegim pyetjes suaj,- i drejtohem Gimit, pas koncertit .- Për të mos u merzitur, do të përdor arsyetimet e Sokratit, se e di që i njeh mirë. Me ndihmon mua, që ta nis, e të pushoj, të bën ty më aktiv në arsyetim. Dakort !
- Gjysëm dakort.
- E pse?
- Nuk më pelqen, që ju të jeni mësuesi, dhe unë nxënësi,- qeshi Gimi me sinqeritet.
- Pyetja jote qe: “ A do të bëhet ndonjë herë ky vend!”
- Po.
- Pergjigjja e çastit qe, se brezi ynë nuk do ta shohë të bërë. Pse? Zoti Gim cilën shoqëri po ndërtojmë praktikisht?
- Ekonominë tregut të lirë .
- Cili është rëndi ekonomiko- shoqërorë aktual?
- Kapitalizmi.
- Zoti Gim, cila klasë i drejton shoqeritë në rende të ndryshme ekonomiko- shoqerore?
- Historia tregon se komandimin e shoqerisë në skllavopranari e kanë pasur skllavopronarët, në feudalizëm feudalët, në kapitalizëm kapitalistat , në komunizëm komunistat me testa partie bënin ligjin .
- Pse deshtoi komunizmi?
- Ku ta di unë!?
- Sapo e pohove vetë .
- Çfarë pohova?
- Se komunistët respektonin teseren e partisë, dhe jo pronën private, që në kapitalizëm cilësohet e shejtë.
- Je marrok i madh. Nuk e kam menduar në këtë mënyrë, por ti ke të drejtë.
- U listove te partitë e djathta.Pse?
- Ti e di se ujë jam i djathtë.
- Pse?
- Gjyshërit e mi kanë qënë pasanik.
- Sa prona ke sot ?
- Asnjë. U shpërndanë me ligjin 7501.
- Ju sapo miratuat një konkluzion të saktë politiko- ekonomik.
- Çfarë thashë, të marrtë e mira !?
- Se themelet e kapitalizmit, u vendosën me praktika komuniste.Tani po të drejtoj pyetjen tjetër :” Rrokaqiellet e kapitalzimit, a kanë mundësi të qendrojnë në këmbë, mbi themelet e cekta të reformës agrare?”
- Ti je marrok i madh. Të bën çorap në mendim. Nuk ka mundësi të qendrojnë në këmbë. Dihet, se themelet, për çdo objekt, hapen mbi llogaritje të sakta inxhinjerike. Pse me fute në këtë qorrsokak?
- Për të hequr verbimin politik .
- E çfarë më këshillon?
- Të jeshë më i qetë në arsyetimet politike! Gëzuar!- dhe ndesha faqoret e rakisë, që Gimi të kuptonte, atë që pohoi vetë.
- Profesor,a e ke konceptin se ku ndryshojnë të majtët nga të dajthtët ?
- Dihet. Të djathtë janë të pasurit, të majtë janë morracakët.
- Pak ashpër e përcaktove.
- A më ke thënë se , të djathtët ndajnë në mënyrë të parabartë pasurinë, ndërsa të majtët ndajnë në mënyrë të barabartë varfërinë?
- Eshtë vertetë, se ta kam cituar shpesh thënie nga nobelistët. Të jeshë i bindur, se nuk jam aq i zgjuar, sa t’i nxjerr nga kaplloqja ime, konkluzionet e koncentruara, - dhe ngrita faqoren në gojë , për t’i dhënë kohë, të mos merrte flakë, për të na prishur ndenjen e organizuar nga ai.
- Deri tani ramë daktort se kapitalizmin e drejtojnë kapitalistët, të cilët janë të djathtë, se kanë shumë pasuri të tundshme, edhe të patundshme. Unë e ti jemi nëpunës shtetërore. Për të na ngritur pagat,e pensionet, duhen marrë tatimet e taksat nga kapitalistët. Kush e bën këtë marifet?
- Të majtët, kjo dihet, se e pohuam mësipër,- ma kthen Gimi gjysëm i habitur.
- Pse ju pedagogët e filoqylit u rreshtuat në krah të djathtë?
- Ne jemi pedagogë të fakultetit filologjik, mos e kalo masën!
- Me fal. Më ka mbetur në kujtese nga studentllëku . Filoqylsa u thirrsnim nga larg, sidomos kur shoqeroheshit nga bukuroshet e kursit.
- O kulim, a e mban mend si ju thërrisnim ju ekonomistëve?
- Fatkeqësisht e mbaj mend.
- A mund ta rikujtosh?
- Po ta lë ty, të kënaqesh si dikur.
- Njëqind studenët kanë njëqind këmbë në fakultetin ekonomik. Gëzuar! Ta kam thënë se një të mirë të madhe ke. Nuk të mbetet hatri kur të thumbojnë,- dhe me Gimin tokëm faqoret.- Ti pse nuk mbështet të majtët?
- Të njëjtat ëndërra si ti shoh edhe unë .
- E si ?
- Tërë natën shoh ëndërra duke administruar pronat e gjyshërve. Në mëngjes, me hap rreshtor shkoj në punë, për të marrë pagën, për të rritur kalamajt.
- Pra?
- Me trashigimni dhe profesion , jam tërësisht i djathtë. Realiteti me la majtas. Nga ky dyzim nuk dal fare në votime.
- E pse i dyzuar?
- Në gjykata kërkoj pronat e gjyshërve. Me sindikatat kërkoj ngritjen e pagave. Gimo, e di që të dua. Nuk mund te rri pa u shprehur ndershmërisht. Për mua, ka një fare paburrërie në veprimet tuaja.
- E cilat janë? – me pyet Gimi me vetulla të shtrenguara.
- E kuptoj qëllimin e mirë tëndin, për të mbështetur ish studentin, dhe për të shitur librat tuaj, edhe të mitë. Ku arrite me këtë veprim? Deputet nuk doli asnjëri. Librat shkuan për ambalazhimin e byrëkeve me gjizë!? A ka më keq se kaq?
- Ku qendron paburrëria ime?
- Sëbashku me ty, e gjithë shoqërija jote, me mua në krye, nuk lamë zyrë të majtëve pa trokitur, qe ti të zgjidheshe dekan. Ti na zhgënjeve duke u listuar te të djathtët. Besoj e kupton se sa të veshtirë do ta kemë kur të takoj miqtë e mi të majtë, që ndërhyra për t’u ngritur në detyrë zotnia jote?
- Ta marrim edhe nga një këngë se më pëlqyen shumë të parat,- propozoi Gimi, për t’i bishtnuar përgjigjes.
Pastrova fytin ,me raki , për të qënë gati për të mbajtur isofoninë.
………….
Vazhdon
Fatmir Lohja
Tiranë,më 12.05.2021