Një natë e errët
sot ku mësova të mendoj
sërish lirinë
Jo se më atë ndihesha e burgosur
por nuk është ai vet
që ma ndrydh gjithësinë
Janë zhurma njerëz, fjalë,
pëshpërima që jetojnë
perreth nesh dhe flasin nxitimthi
në veshin tim
Disa arrij t`i dëshifroj
të tjerat mbeten kështu
pezullë për t`i kodifikuar
në agim
Në mëngjeset pa gjumë
prej muajsh
apo vitesh tashmë
se di, nuk mbaj mend
Vetëm në pasqyrë
kur shoh veten
kujtohem se po ndryshoj
në fytyre a në shikim
Se kam më atë dritë
që më shoqëronte
në çdo mëngjes përpara se të dilja
atëherë kur shumë e doja veten
Kur ndihesha e njomë akoma
e brishtë e embël njëkohësisht
Se di se ç`po ndodh
ndoshta vitet që me shpejtësi kalojnë
Aroma e zymtë e këtij qyteti
kaq tëq shpejtë
kaq zhurmues e të cakërdisur
që të c'orienton
S`po arrijë t'ja kapë dot ritmin
as me Hënën që në errësirë
kaq e qetë me pershëndetë
As me diellin që rralle herë
duket sikur arrinë të qeshë
Se di si ta marr këtë qytet
që njerëzit sikur don
me njeri -tjetrin të mos i afroj
Harroj që kam të bëjë
me persona që kësaj klime
i jane adoptuar dhe nganjëherë
kur shumë shpesh pyes veten
çka po ndodh
Është vetëm ndjesia
mundohem veten të genjej
por ajo pasqyra bindshëm
para meje qëndron e palevizshme në këmbë
duke më treguar
të zhveshur e të heshtur
në skenë!