Kur flladi pranveror
Të ta kthjell mendjen
Kërko gjurmët e shkelura
Ndieje aromën e dikurshme
Të duarve që të ushqenin
Kujto plasaritjet e tyre
Kërko buzagazin e humbur!
E, në e gjetsh atë fytyrë plot nur
Që të pristte dikur
Lajmërohu plot frymë jete!
Kur ta ndiesh gjallërinë
Poshtë lëndinës
Pranë kasolles stoike
Bëhu i gjallë
Gjallëroi eshtrat e tu të tkurrur!
Kur ta ndiesh erën e tatlisë
Në sofrën e çarë
Ëmbëlsoi lotët e tu
Me sherbetin e lumturisë së braktisur!
Kur ta kuptosh jetën
Ama, jetën si për vete
Atëherë thuaj se
Vërtet je njeri!
Unë s'e besoj
Apo nuk e di?
Këtë ma thuaj ti!