Mozomakeq, heu mozomakeq;
Dikend e mendon për njeri-engjëll
Në fund të del një djall-dreq!
Prish e ndreç, e ndreç e prish;
"në vend të hoxhës, të del dervish"!
Prish e ndreç haj medet
Në vend të priftit të del beter.
Mbuluar me maskë, maskë me fytyrë majmun;
Gjë s'ka lënë pa bërë... dhe trazonte një katun!
"Zhingerli-haxhi baba i shkretë,
ditën nuk shkel as milingonjat"
Natën imerrte n'qafë një qytet!...
Kështu propagandon,
jeton e vepron
Mos bëj çka bëj unë,
por çfarë them unë
Kështu nuk e don, ndaj nuk muj me shujt
Veç mundem me than
Përherë nuk ju shkon kungulli mbi ujë
E vjen koha, kur maskat shqyhen-hiqen krejt
E shihet se kush është engjëll
e kush dreq