Kur të vij kohë e bukur kur të vij
e t’i lëshoj sytë o lis i gjallë,
të përqafoj me mallin
të shpaloj zemrën n’kujtim kur të vij.
T’i shoh zogjtë aty n’Çabrat
ta dëgjoj këngën e Drinit Plak,
t’i shoh lulet me erë lirie
kur të vij ah kur të vij.
Kur të vij te ti
e të shikoj me sytë e tu,
të preki tëndin të ëmblin dhe
ta shoh shqipen n’Pashtrik e ti ndër ne.
T’i shoh plagët e tua n’shërim
arat e bukura ,
varret me gjak lirie
eh Gjakovë Gjakova ime.
Kur të vij Gjakovë te ti kur të vi
të shoh me sy si ndonjëherë,
të përqafoj me mall çdo rrugicë
e t’i laj sytë n’tëndin Erenik.
T’i shoh varret që heshtas rrijnë
që i rriti djepi ai djep Kosove,
ah Gjakovë Gjakova ime.
Eh sa mall kam të shoh në sy
të shoh ty lulëkuqe me aromë,
e ujitur me gjak gjak të njomë.
Të shoh varret me gjelbërime
ta shoh pranverën tënde n’agim,
të shoh Gjakovë dashurinë time
eh Gjakovë Gjakova ime.
Sa më ka marr malli Gjakova ime
ti përkujtoj ato të dashurat kujtime,
dashurinë e ëmbël të rinisë sime
ah, Gjakovë, Gjakova ime!