Nga gjyshi me dashuri
Klasën e parë mbaroi Rea,
Mbesa ime me sytë si deti.
Nëpër shkronja lulëzoi pranvera,
Lulja e mimozës në çdo faqe mbeti.
Rea shkruan dhe lexon pa ngurrim
Librat e gjyshit do të deshifrojë
O stinë fëmijnore, mbush me adhurim
Në shprtin tim do të mbretërojë…
Ishte stinë e lodhshme, stres e pandemi
Në shkollë dhe në jetë kudo qoftë
Rea, mbesa ime më fal veç dashuri
Me paqe e dashuri në këtë jetë mbretëroftë…
Klasën e parë mbaroi Rea,
Mbesa ime, që aq shumë e dua.
Shkronjat në sytë e saj ngahera
Vijnë dhe më kërkojnë llogari mua…
Për librat që shkruaj, poezinë
Rea do që të dijë gjithçka…
Tek kureshtja kërkon mrekullinë
Dhe endet në pyetjet enigmë pastaj…