U njoh n’Botë për urtësi,
për paq e dashuri!
Për internacionalizim t’çështjes kombëtare,
për afirmim t’drejtave njerëzore!
Kur mbi ne zi bënte Serbia,
e përkrahu atë Amerika!
E ndihmoi n’mençurin e tij politike,
njeriun e ’madh t’letrave akademike!
Amerika Thoshte:
për Kosovë armiqtë kanë vijë t’kuqe,
që gëzimin Kosova ta ketë n’dasëm për nuse!
Gjithnjë për Kosovë ai me zemër fliste;
Liri, demokraci, pavarësi,
me Amerikën gjithmonë n’miqësi!
Na mundësoi t’jem n’madhështi,
uroit’bekohet me Perëndi!
Punoi ai pa pushim,
bëri shumë internacionalizim!
Vepra e tij ndërroi rrugëkalim,
nga Lindja për n’Perendim!
N’miqësi për jetë me Amerikë,
populli ynë t’jetoj pa frikë!