- Më ke fyer, ma ke bërë mendjen çorap, por dua të dëgjoj deri në fund!- me drejtohet Gimi, pas koncertit akapela.
- E lëmë! Jemi ende me hënë të mirë.
- Jo. Jo. Vazhdo!
- Deri tani ramë daktort se; kapitalizmin e drejtojnë kapitalistët; janë të djathtë, nga që kanë shumë pasuri të tundshme, edhe të patundshme; themelet e kapitalizmit në Shqiperi janë vendosur mbi demagogjitë komuniste.
- Pas këtyre pohimeve po të shtroj pyetjen: “ A ka parti politike të djathtë në Shqipëri ?
- Pse me fyen! Dihet që ka.
- A mund të jetë parti e djathtë ajo, që në program elektoral shpall ,se me marrjen e pushtetit do të shpronësojnë kulakët, të deklasuarit, …..?
- Jo kulakët, por oligarkët do të shpronësojmë, me marrjen e pushtetit .
- Ne kapitalizëm ka kapitalistë. Termat kulak, i deklasuar, oligark, janë thjeshtë demagogji populiste, për të ndërsyer të varfërit ndaj të pasurve. Fatkeqësisht , dihet se të parët janë me të shumtë se të dytët. Me urrejtjen e të varfërve ndaj të pasurve, u ushqye demagogjia e revolucioneve komuniste.
- Po. Të drejtë e ke. Historia e aprovon me fakte të shumta.
- Këto zgjedhje treguan dy fakte kokëforte të shoqërise kapitaliste.
- E cilat janë?
- Njëri kapitalist vihet në krye të një partie të majtë dhe nxjerr tre deputet. Kapitalisti tjetër, për mua është më i zgjuar, se pa bërë bujë, edhe zhurmë, nga listat e të majtëve i fitojnë i biri, edhe dhëndërri , karriket e deputetllëkut.
- Këto dy raste, janë faktet kryesore për shitbeljrjen e votave, - uluriti Gimi.
- Ta jap me siguri matematikore ,se vetëm ato dy ,nuk kanë dhënë një cent gjatë fushatës, për blerje votash, - i kthtehem me qetësi.
- Këtë e di i gjithë opinjoni në Shqipëri,- nguli këmbë Gimi.
- Janë opionistët komunistë, që lakmojnë pasurinë kapitalisve, që i përhapin ato përralla, të cilat, fatkeqësisht, janë ngulitur edhe në trurin e mikut tim më të mirë. Gimo, gëzuar se më mbyte në pyetje!
- Do ta ma sqarosh se s’ bën, pse je i bindur matematikisht, që ato dy kapitalistët nuk kanë shpenzuar asnjë cent në fushatën e elektorale për blerje votash !
- Thjeshtë. Nuk kanë pasur nevojë për të bërë atë veprim.
- E pse ndryshe nga të tjerët?
- Se janë kapitalistë të zot, e kanë vënë pasurinë.
- Ende nuk të kuptoj.
Ngadalë-ngadalë, duke prekur edhe mezet, edhe rakinë , u mundova t’i jap shpjegime për arsyetimet e mija ekonomike.I dhashë këto koncepte bazë. Një nga sukseset e tyre, është se punonjësit ata i trajtojnë më mirë se administrata shtetërore, se ndryshe ata largohen. Ata luten për pronarët e tyre për jetë të gjatë, dhe mbarësi të bisnesit.
- Në këto kushte mirësije, punonjësit e tyre, me çfarë fytyre mund t’u kërkojnë pronarëve para për voten?- e bëra pyetjen në tonalitet pak të lart.
- Të zuri rakija?- më pyet Gimi i shqetësuar.- Ta këndojmë edhe nga një këngë , se mirë do të na bëjë !
- Shumë dakort jam.
- Përpara se të nisim këngën do ta bëj edhe një pyetje. Kapitalistët pse lakmojnë pushtetin, kur kanë pasurinë?
- Minimalja, për ta ruajtur pasurinë nga politika . Maksimalja, për t’u bërë më i pasuri i botës ,- duke parë Gimin , që më veshtronte si guak, me kapi një gaz i marrë.
Ngritëm dolli. Kënduam akapela. Erdhëm në formë , kur Gimi dha konstatimin përsonal, se para e madhe është hedhur në fushatë për blerjen e votave.I kujtova, se shpenzimet elektorale nga viti në vit janë rritur, jo vetëm në Shqipëri, por ankënd botës ku ka shoqëri kapitaliste.
- Këto të majtët tanë, a do ta lëshojnë ndonjëheë pushtetin?- ma ndërpreu barabarisht arsyetimin.
- Po nuk u organizua e djathta, sipas parimeve të djathta, shumë vonë kemi për të parë rotacion politik, - i përgjigjem me vetulla të shtrenguara.
- Mbi këto bindje, mendon, se ky vend nuk do ta shohim të bërë nga brezi ynë?
- Më ke kuptuar deri diku.Më vonë do ta kuptosh tërësisht.
- Çfarë kam kuptuar ? Kërkon të më përmbysësh çdo koncept timin politik, dhe pret që unë ta miratoj. Me vota ata fitojnë, se kanë para , dhe hile shumë në kutitë e votimit. Sipas teje mbetet vetëm një rrugë për të marrë pushtetin.
- E cilën mendoni zotni Gim ?
- Organizimin e revolucionit demokratik.
- Të kam ditur me të mençur mor burrë,- i kthehem duke qeshur me zë të lartë.
- Pse me hap dhëmbët?- më pyet Gimi i nervozuar.
- O profesor i fakultetit F i l o l o g j i k! A e shqiptova saktë?
- Pak gjatë i re , por gabime gramatikore nuk ke bërë. Vazhdo!
- Marrja e pushtetit me dhunë ,dhe eksportimi i revolucionit, janë dy teoritë bazë për shtrirjen e konunizmit në botë. Besoj e di, se e kemi dhënë provim materializmin historik edhe në shkollën e mesme, edhe në shkollën e lartë. Komondanti legjender, Çeki Vara, la Kubën për të eksportuar revolucionin në Amerikën Latine.
- Po.- miratoi Gimi gjysëm i mpirë.- Ti po më akuzon për komunist?
- Jo. Unë e di mirë, se jeni antikomunistë të flakët si ti ,edhe kolegët tuaj të fi lo lo gji kut. Kush e di sa herë ma ke pohuar këto tridhjetë vite, që ndërroi sistemi, se jeni atikomunistë të thekur. Nuk e kuptoni se keni një zhbalancim midis të thënës, dhe të bërës?
- Nuk e kuptoj zhbalancimin.
- Vetëm në Shqipëri, e djathta kërkon t’i marrë pushtetin të majtëve, me teorite ultra komunistë. Më kujtoni përpjekjet e Sizifit mitik , për të ngjitur gurët në mal. Gëzuar ,o , se na mërzite!
……………………………………
Vazhdon
Fatmir Lohja
Tiranë, më 19.05.2021