Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit kishte kënaqësinë të priste në takim tenorin nga Kosova me famë ndërkombëtare, Ramë Lahaj, i cili u shoqërua nga Prof. Besa Luzha.
Këngëtari i skenave operistike botërore u prit nga Ministri Çeku dhe këshilltari i tij, Liburn Jupolli.
Bashkë biseduan mbi artin dhe kulturën, në veçanti mbi skenën muzikore në Kosovë.
Shprehim falenderim ndaj Lahaj i cili i ofroi ndihmë institucioneve qendrore të Kosovës të kontribuojë në ndërtimin e mëtejmë dhe avancimin e skenës muzikore dhe operistike në Kosovë.
Kabineti i Ministrit dhe ai do të vazhdojnë të mbajnë kontakt për bashkëpunim më të afërt në të ardhmen.