Do t'ju tregoj një histori shiu
Dhe fletat e lagura të një kumbulle
një shi i luleve
një shi që nuk ndaloi kurr të bie mbi një lule veçane.
Për besë nuk e kam me të keq
përkundrazi
shiu më mbeti lot në sy të lules,
një luleje që kurrë s'ia putha sumbullën e lotit në rrokullisje faqesh.
Një shi që e donte gjethin e kumbullës dhe kurrë se puthi buzën e kafshuar.
Pra, mos kërkoni ndryshime midis luleve
Ato do t’i gjejmë lehtësisht në etjen e buzëve.
Le të kërkojmë frymën e vakët
Frymën e Evës brenda një gruaje, e cila do të na bashkojë dhe do të ndihemi të mbushur me vetveten
dhe dashuritë e fshehura brenda nesh.