Që në muajt e parë të vitit 2021, shkrimtari, poeti, studiuesi, publicisti Mr. Skënder R. Hoxha botoi dy vepra: “ANEKDOTA nga Dushkaja dhe krahina të tjera të Rrafshit të Dukagjinit” (Instituti Albanologjik – Prishtinë dhe përmbledhjen poetike “Bukuri epike”.
Në të parën jan të prezantuara 121 anekdota të mbledha në tërren nga rrëfimtarë të ndryshëm dhe të sistemuara në nëntë njësi tematike: I. Anekdota si përshkrime të ndodhive; II. Anekdota ku trajtohet urtësia dhe shkathtësia e mençurisë; III. Anekdota ku tregohet burrëria e krenaria; IV. Anekdota që ndikojnë në psikologjinë individuale dhe kolektive; V. Anekdota nga opërditshmëria; VI. Anekdota që ironizojnë e kritikojnë të keqen njerëzore; VII. Anekdota që trajtojnë degradimin moral të individit dhe të kolektivitetit; VIII. Anekdota që thumbojnë trashamaninë; IX. Anekdota për Nastradin Hoxhën.
Në fillim të kësa vepre janë Fjala e recensentëve si dhe Parathënia e shkruar nga autori e që paraqet sublimën e brendisë dhe domethënies së këtij libri.
Ndëraq, përmbledhja poetike “Bukuri epike” përfshin një numër të madh poezish të cilat autori, kryesisht, i ka shkruar kohë pas kohe gjatë këtyre vjetëve të fundit. Janë këto poezi me tematika e motive të ndryshme, ashtu siç poeti Skënder R. Hoxha di të paraqitet para lexuasve të pasionuar të poezisë së tij.
MUSA HAXHIU