Botën e shoh me sytë e pranverës
Të bukur e me ngjyra ylberi,
Të njomë e të freskët çdo herë
Gjallëri anë e mbanë nga sheh syri.
Botën e shoh plotë me lule
Si Kopshti i Edenit plotë hijeshi,
Flutura krahëleta lule me lule
Zogj që ja thonë këngës për bukuri.
Me sytë e pranverës
E pikturova ditën plotë shkëlqim,
Mëngjeseve u fali freski mali
E mbrëmjes yje e hënë me ndriqim.
Me sytë e pranverës
E pikturova dhe jetën.
Diellin, yjet e hënën i porosita
Të mos e ndalin kurrë shkëlqim e ndriqim.