Ngule shkul...(Ngulshkulësia)

Kultura

Ngule shkul...(Ngulshkulësia)

Nga: Xhelal Hoxha Më: 20 maj 2021 Në ora: 18:16
Xhelal Hoxha

"Ngulshkulësia, është vet djalli, farë keqi;

at' që e prishi ai, askush smun e ndreqi!"

"Na rrou i biri, e na hëngri dreqi!"

Ca njerës punë s'bëjnë e janë aq shumë të nzanë

Punët e veta i kanë terr e zi

E duan të mirrën me punët e botës mbarë

Tër ditën flasin keq për njerëzit njëri-tjetrin;

E natën hajnë bashkë në një sahan

Tër ditën shajnë mes veti babë e nanë

E kur bëhen bashkë vetëm agu që i ndanë

Flasin zi e më zi, ngulin e shkulin kunja

Shiten trima e heroj si me qenë Halili e Muja

Ngulin e shkulin kunja thu, se ka kris kiameti

E natën kur ikin për shtëpi një kuj e mbajnë për veti

Ngul e shkul e shkul e ngul

Derës së sokakut gjithmonë, po i vejn shul!

" Vaj halli për këtë popull;çka e ka gjetë:

Dikush ngulë kunja dhe tradhëton vendin e vet- këtë shtet?!

Në fund të fundit:një ta ruan për prapanicë t'vet"!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat