Si sot më kujtohet
Në trup më dilte flaka
Kur më “shpërbleve”
Vetëm me dy shuplaka
Edhe sot ta përkujtoj
Të rëndë e kishe dorën
Për këtë “dhuratë” e gëzove
Vendin dhe diasporën
Këto shuplaka më vonë
Ishin me shumë vlerë
Disa vende të punës
Më pastaj i pata “blerë”
Më shkonte pazari
Më kaloj edhe frika
Kudo ku kisha dëshirë
Më pritke madje karriga
Tash edhe në këtë moshë
Ju premtoj , ju jap besën
Nuk e lëshoj kolltukun
Madje edhe as ndërtesën
Kujtime dhe memoare
Do të keni nga ditari
Deklarohet alamet burri
Me nofkën hokatari